Fjalë Kyçe

Real Madridi konfirmon marrëveshjen me lojtarin francez

Real Madridi konfirmon marrëveshjen me lojtarin francez

“Soccer Link France”, një nga portalet më të famshme në Francë ka raportuar para pak minutash se Real Madridi ka arritur marrëveshjen me Lyon për transferimin e Ferland Mendy në Santiago Bernabeu sezonin e ardhshëm.

Pak ditë më parë ishte e përditshmja spanjolle “Marca” që thoshte se Zidane ka komunikuar personalisht me lojtarin në telefon, ku i ka shpjeguar rolin që do ketë ai sezonin e ardhshëm në skuadër. Po ashtu “Marca” shkruante se Zizou dhe Mendy arritën një marrëveshje dhe kishin rënë dakord për transferimin.

Gjatë ditës së sotme “Soccer Link France” thotë që Real Madrid dhe Lyon kanë arritur një marrëveshje prej 40 milionë eurosh (plus bonuse të shumta), për kalimin e mbrojtësit francez në Santiago Bernabeu.

Ju rikujtojmë që Ferland Mendy ishte një nga zbulimet e këtij sezoni në Francë ku zhvilloi një sezon të jashtëzakonshëm. Luan në krahun e majtë të mbrojtjes, është shumë i fortë në mbrojtje dhe jashtëzakonisht i shpejtë.