Fjalë Kyçe

Real Madridi me ofertë mahnitëse – Bale, Kroos dhe para për Pogban

Real Madridi me ofertë mahnitëse – Bale, Kroos dhe para për Pogban

Real Madridi thuhet se ka gati një ofertë të madh parash plus shërbimet e dyshes, Gareth Bale dhe Toni Kroos për transferimin e Paul Pogbas nga Manchester Unitedi.

Mesfushori i Djajve të Kuq dhe fituesi i Kupës së Botës ka ushqyer spekulime se koha e tij në Old Trafford ka mbaruar pasi dëshiron largimin.
E ardhmja e tij është lidhur me një numër të madh klubesh të mëdha evropiane, por Real Madridi ka qenë ekipi më i interesuar.
Los Blancos duken të etur për të sjellë francezin në Santiago Bernabeu – dhe janë të gatshëm të paguajnë një shumë të konsiderueshme parash plus dy lojtarë të mëdhenj për të transferuar Pogban.

Sipas mediumit britanik Express.co.uk, Real Madridi ka gati 78 milionë euro për Pogban, por edhe shërbimet e Bale dhe Kroos si pjesë e shkëmbimit.

Ky medium raporton se një marrëveshje mund të ndodh së shpejti, ndërsa francezi mund të zyrtarizohet si lojtar i Realit javën e ardhshme.

Interesim për mesfushorin francez ka shprehur edhe ish-skuadra e tij Juventusi, por mediumi anglez shton se kjo është lojë e agjentin Mino Raiola për të ngritur çmimin.