Real Madridi po planifikon uljen e pagave të lojtarëve shkaku i krizës së shkaktuar nga koronavirusi.
Drejtuesit e klubit madrilen janë duke projektuar buxhetin për vitin 2021, i cili nuk pritet të jetë i lehtë, shkaku i krizës financiare.
Klubet në gjithë botën janë duke e ndier krizën e shkaktuar nga pandemia dhe Real Madridi nuk qëndron imun ndaj humbjeve financiare. Për të tejkaluar më lehtë këtë krizë, Real Madridi do të kërkojë shkurtim të pagave te futbollistët.
Klubi spanjoll me shkurtimin e pagave të lojtarëve po mundohet të krijojë një stabilitet financiar. Edhe në të kaluarën klubi kishte kërkuar një gjë të tillë nga lojtarët të cilët kishin pranuar.