Fjalë Kyçe

Real Madridi monitoron situatën e Rudigerit

Real Madridi monitoron situatën e Rudigerit

Mbrojtësi i Chelseat, Antonio Rudiger ka përfunduar në radarin e gjigantit spanjoll, Real Madrid.

Real Madridi ka larguar tashmë dy qendërmbrojtësit, Sergio Ramos dhe Raphael Varane dhe ka mbetur me pak opsione në këtë repart.

Drejtuesit e klubit mbretëror kanë filluar të mendojnë zëvendësimin e tyre dhe tashmë kanë filluar të dalin emrat e mundshëm.

Los Blancos mund të kërkojë një zgjidhje afatgjatë në rolin e qendërmbrojtësit këtë afat të verës.

Sipas mediumit Sky Sport, Real Madridi është duke monitoruar situatën e qendërmbrojtësit të Chelseat, Antonio Rudiger.

Mbrojtësi do të jetë jashtë kontratës pas këtij sezoni, dhe nëse një marrëveshje zgjatjeje nuk bihet dakord deri në janar, atij i lejohet të fillojë negociatat për një para-kontratë me klube të tjera.

Duke pasur parasysh humbjet e Ramos dhe Varanes, Real Madridi mund të tundohet të bëjë një lëvizje për reprezentuesin gjerman edhe këtë verë.