Fjalë Kyçe

Real Madridi në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit

Real Madridi në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit

Real Madridi ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, pasi ka eliminuar Gironan me rezultat të përgjithshëm pas dy ndeshjeve, 7 me 3.

Pas fitores 4 me 2, në takimin e kthimit Reali fitoi si mysafir 1 me 3.

Karim Benzema shënoi dy gola, ndërsa tjetrin e realizoi Marcos Llorente. Për Gironan realizoi Pedro Porro.

Pos Realit, në gjysmëfinale janë kualifikuar edhe Barça, Valencia e Betisi.