Fjalë Kyçe

Real Madridi në kërkim të një shtëpie për Jovic, Mariano refuzon të largohet

Real Madridi në kërkim të një shtëpie për Jovic, Mariano refuzon të largohet

Vazhdon të këtë optimizëm në Real Madrid për një marrëveshje te Paris Saint-Germain dhe Kylian Mbappe që mund të përfundojë më 31 gusht, por para kësaj Los Blancos do të duhet t’i ndajë rrugët me dy sulmuesit që nuk janë në planet e Carlo Ancelottit – Luka Jovic dhe Mariano Diaz.

Megjithatë, nuk do të jetë e lehtë sa shihet në shikim të parë. Mariono edhe njëherë ka refuzuar t’i marrë në konsideratë ofertat nga ekipet e tjera, njëjtë si në dy verat e fundit, pavarësisht faktit që ai ka pasur në total 29 paraqitje në dy sezona, shumica e të cilave kanë ardhur nga banka.

Si e tillë, për shkak se ka vështirësi për largimin e Mariano, një përpjekje tjetër është bërë që të ndahen rrugët me Jovic. Serbi dëshiron ta bind Ancelottin që ai e meriton edhe një tjetër mundësi në Real Madrid, por ai është i hapur për të provuar edhe përvoja të tjera, e cila gjë është pa edhe me faktin që ai u huazua të ish klubi i tij, Eintracht Frankfurt në janarin e kaluar.

Real Madridi mbetet optimist që ndonjë klubi do të vije për Jovicin – i cili kërkohet më shumë si huazim – por kjo mund të vije më vonë gjatë afatit. AC Milan janë duke e monitoruar 23 vjeçarin, por transferimi i Olivier Giroud nga Chelsea ka bërë që interesi i tyre të bie.

Los Blancos do të shikojë në javët në vazhdim për të gjetur një shtëpi të re për Jovic, i cili kushtoi klubit 63 milionë euro dy sezone me parë.