Fjalë Kyçe

Real Madridi përgatitet revolucionin për tregun e verës

Real Madridi përgatitet revolucionin për tregun e verës

Gjiganti spanjoll, Real Madridi është duke planifikuar një revolucion të vërtetë verën që vjen, raportojnë mediet spanjolle, përcjell Gazeta Alo.

“Los Blancos” që janë duke kaluar sezon të vështirë, tashmë janë duke u përgatitur me tregun e verës.

Madrilenët synojnë të bëjnë përforcime të mëdha në afatin e ardhshëm kalimtar, në mënyrë që për edicionin e ri të jenë sa më të fortë.

Kampionët në fuqi të Evropës, siç raportohet, qysh tash janë duke u përgatitur që të bëjnë dy super-blerje.

Ylli i Chelseas, Eden Hazard dhe Eriksen i Tottenhamit, janë dy objektivat kryesore të madrilenëve në tregun e verës që vjen.

Ndërkohë, mësohet se nga Madridi pritet të largohen disa yjeve përfshirë edhe Gareth Bale e Karim Benzema. /Gazeta Alo/