Fjalë Kyçe

Real Madridi prezanton transferimin e radhës

Real Madridi prezanton transferimin e radhës

Prezantimi i Ferland Mendy (24 vjeç) mbylli tetë ditët e arta të katër prej nënshkrimeve të reja të Real Madridit (vetëm Militao mungon, i cili luan në Copa America me Brazilin).

Francezi është prezantuar para mijëra adhuruesve në stadiumin Santaigo Bernabeu gjersa nuk ka munguar rituali i shout.

“Jam shumë i nderuar që jam në këtë klub, në ekipin më të madh në botë”, tha në gjuhën frënge futbollisti i kombëtares së Francës.

Ai falënderoi ata që bënë nënshkrimin e tij të mundshëm dhe përfundoi fjalimin me një “Hala Madrid”! para se të fotografohej me fanellën madrilene në shoqëri të familjes dhe presidentit të ekipit, Florentino Perez.

Ky i fundit theksoi se Mendy është zgjedhur mbrojtësi më i mirë i krahut të majtë në dy sezonet e fundit të Ligue 1 gjersa më pas ka argëtuar tifozët e pranishëm në stadium, të cilëve iu ka shpërnda mbi 40 topa ndërsa në radhët e klubit spanjoll ka kaluar nga Lyoni.

Ndryshe, Los Blancos deri më tani kanë transferuar edhe Eden Hazard, Luka Jovic dhe Rodrygo Gues.