Fjalë Kyçe

Real Madridi shokohet në fund, eliminohet nga Bilbao në Copa del Rey

Real Madridi shokohet në fund, eliminohet nga Bilbao në Copa del Rey

Real Madridi është shokuar në fund të ndeshjes, duke u eliminuar nga Kupa e Mbretit.

“Los Blancos” u mposhtën minimalisht 1:0 nga Athletic Bilbao në “San Mames” në çerekfinalen e Kupës së Mbretit.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua krejt në fund, duke shtangur futbollistët mysafirë, por duke ngritur në këmbë gjithë tifozët vendas.

Kur u mendua se ndeshja po shkonte drejt vazhdimeve, për të cilën filluan të përgatiteshin edhe dy ekipet, një veprim fantastik i Berenguer, fundosi ekipin e Ancelottit, përcjell express.

Ishte minuta e 89-të e ndeshjes, kur Berenguer me një lëvizje mashtruese e kalo Nachon dhe me goditje të saktë e mposhti Courtois duke ia dhënë fitoren vendasve.