Fjalë Kyçe

Real Madridi ua tregon derën e largimit disa lojtarëve në janar

Real Madridi ua tregon derën e largimit disa lojtarëve në janar

Real Madridi ua ka hapur derën e largimit disa futbollistëve të caktuar gjatë afatit kalimtar dimëror, i cili hapet më 1 janar.

Gareth Bale dhe Isco përfliten nga mediat spanjolle si futbollistët kryesorë që pritet të largohen nga Santiago Bernabeu në janar.

Të dy futbollistëve në fjalë iu mbarojnë marrëveshjet me Real Madridin më 30 qershor 2022 dhe klubi nuk ka shprehur vullnet për t’ua vazhduar ato.

As Bale e as Isco nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Carlo Ancelotti, përcjell express.

Ndërkohë, përveç tyre, ka shumë mundësi që edhe mbrojtësi i majtë veteran, Marcelo, të largohet muajin e ardhshëm.

Mariano Diaz, Luka Jovic dhe Eden Hazard janë pjesë e planeve të Ancelottit, por klubi është i gatshëm të bisedojë për shitjen e tyre në janar, siç kishte ndodhur edhe para dy viteve me Alvardo Odriozola dhe Martin Odegaard.