Fjalë Kyçe

Real Madrid gati të ofrojë 90 mln € për yllin e Juve-s

Real Madrid gati të ofrojë 90 mln € për yllin e Juve-s

Real Madrid është duke përgatitur një transferim me vlerë 90 mln euro për yllin e Juventus Paulo Dybala në merkaton e verës.

25-vjeçari ka qenë një nga lojtarët kryesorë të bardhezinjve që kur iu bashkua në vitin 2015, duke shënuar 54 gola në 115 takime të Serie A.

Hierarkia e Los Blancos kërkon të rindërtojë skuadrën në fund të sezonit teksa shpresat për të fituar titullin e La Liga-s janë shuar që në janar.

Dhe argjentinasi është në krye të listës së transferimeve për sezonin e ardhshëm. Siç raporton The Sun nëpërmjet një burimi, Real ka gjetur “Galactico-n” e ri dhe ai quhet Dybala.

Klubi spanjoll nuk e ka fshehur kurrë interesin për sulmuesin e Juve-s, por ky mendohet se do të jetë viti i duhur që të kryejë operacionin që do të kënaqte jashtë mase.