Fjalë Kyçe

Reali befason, e kthen edhe këtë lojtar në stërvitje

Reali befason, e kthen edhe këtë lojtar në stërvitje

Mëngjesin e sotëm, James Rodriguez u shfaq në hyrje të Valdebebas dhe kolumbiani u kthye në stërvitje me Real Madridin.

Dhe në ditën e parë të kthimit, ai kreu një rutinë krejtësisht të ndryshme nga pjesa tjetër e skuadrës.

James u kthye në të njëjtën kohë me Casemiron dhe Eder Militaon, ku secili prej tyre mori pjesë në Kupën e Amerikës dhe faqja zyrtare e Realit postoi një fotografi të treshes së bashku, transmeton lajmi.net.

Lojtari e di se duhet të punojë shumë nëse do të qëndrojë në ‘Santiago Bernabeu’, por ndërsa gjërat qëndrojnë, e ardhmja e tij është e paqartë.

Zinedine Zidane ka qenë i qartë duke thënë se nuk është duke e llogaritur atë për sezonin e 2019/20, por klubi nuk është aq i sigurt dhe mund të kerkojë ta mbajë atë në skuadër.