Fjalë Kyçe

Reali dëshiron transferimin e mbrojtësit më të mirë në Evropë

Reali dëshiron transferimin e mbrojtësit më të mirë në Evropë

Emri i shumë mbrojtësve të njohur nëpër klubet evropiane është duke u lidhur me një transferim të mundshëm në Real Madrid gjatë verës që po vjen.

Sipas asaj që ka deklaruar Mithat Halis, njëri nga përfaqësuesit e mbrojtësit slloven Milan Skriniar, klubi Madrilen është duke e ndjekur atë dhe ka shfaqur interesim për të në kohën e fundit.

”Real Madridi dëshiron të nënshkruajë me të, gjithashtu edhe Barcelona. Ai mund të bindet edhe nga Interi për të rinovuar. Skriniar ka një qëndrim profesional. Nëse Madridi dëshiron të nënshkruajë me atë, mundet t’a bëjë këtë”, ishin fjalët e Halis për mediat.

Emri i Skriniar është lidhur me Realin edhe më herët por tani duket më i interesuar pasi Varane po shikon mundësinë e një aventure të re sipas mediave Spanjolle.