Fjalë Kyçe

Reali “dridh” Dortmundin, 70 milionë euro për Sanchon

Reali “dridh” Dortmundin, 70 milionë euro për Sanchon

Real Madridi është duke e monitoruar mesfushorin e Borussia Dortmundit, Jadon Sanchon.

“Don balon” shkruan se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka identifikuar yllin e Borussia Dortmundit, Jadon Sancho objektiv për transferim në vitin 2019.

Skuadra “merenguese” është duke i vëzhguar disa lojtarë cilësorë, dhe mesfushori anglez thuhet se është në listën e madrilenëve.

Kreu i kampionëve të Evropës, beson se një ofertë në vlerë prej 70 milionë euro mund të jetë bindëse për Dortmundin për të pranuar shitjen e yllit të tyre tek “Los Blancos”.

18 vjeçari është një zbulesë tek Dortmundi këtë sezon të garave, duke kontribuar me pesë gola dhe shtatë asistime në 16-të paraqitje në Bundesligë.