Fjalë Kyçe

Reali e Tottenhami në ndjekje te Elmas, Fanerbahce kërkon 20 milionë euro

Reali e Tottenhami në ndjekje te Elmas, Fanerbahce kërkon 20 milionë euro

Real Madridi është duke e ndjekur mesfushorin e Fenerbahces, Eljif Elmas, transmeton Gazeta Alo.

Maqedonasi 19 vjeçare është duke u zhvilluar shpejtë dhe tashmë ai konsiderohet si një nga talentet më të mëdhenj në Evropë.

“Shkupi24” shkruan se Reali këtë sezon të garave, rregullisht ka dërguar skautët e tyre për ta përcjell të riun Elmas.

Lojtari në moshën 16 vjeçare bëri debutimin e parë në ekip Rabotnicki, më pasi iu bashkua Fenerbahces për çmimin 180 mijë euro.

Përveç Real Madridit, edhe klubi anglez, Tottenham është duke e monitoruar talentin e Fenerbahces.

Klubi turk kërkon 20 milionë euro për Elmas. /Gazeta Alo/