Fjalë Kyçe

Reali fillimisht do të tentoj blerjen e këtyre dy lojtarëve

Reali fillimisht do të tentoj blerjen e këtyre dy lojtarëve

Që kur Zinedine Zidane u ul në stolin e Real Madrid emra lojtarësh të pafundëm janë lidhur për një kalim të mundshëm në “Bernabeu”, gjithsesi për një numër të vogël të tyre klubi spanjoll do kërkojë t’i afrojë me çdo kusht.

Gazeta spanjolle “AS” ka bërë me dije se Kylian Mbappe është më i pëlqyeri për t’u afruar, si për vlerat që mbart si lojtar, ashtu edhe për imazhin që ka krijuar në mbarë botën. Kjo marrëveshje duket e parealizueshme sipas gazetës për faktin se PSG është një “kockë e fortë” dhe nuk mund të lejojë që të humb një lojtar dhe një aset si sulmuesi francez, që këtë sezon ka shënuar 27 gola.

Për këtë, Florentino Perez me drejtuesit e klubit është fokusuar në dy lojtarë: Paul Pogba dhe Eden Hazard. Të dy në Premier League, të dy kanë shprehur vullnetin për të veshur fanellën e bardhë një ditë.

Për Hazard situata është më e thjeshtë, duke qenë se belgut i mbaron kontrata në fund të sezonit 2020 dhe ai e ka shprehur vullnetin se ëndrra e tij është që një ditë të luajë në Madrid. Aktualisht Reali po pret vendimin e apeluar nga Chelsea në CAS për pezullimin e merkatos për dy sesione dhe më pas do të hidhet direkt në sulm për të marrë shërbimet e 28-vjeçarit.

Paul Pogba në anën tjetër është një emër që pëlqehet nga Zidane dhe vetë mesfushori tha se dëshiron të luajë tek Reali, mirëpo United në anën tjetër a kontratë me lojtarin deri në vitin në vitin 2021 dhe nuk e lëshon për kollaj, duke qenë se ai është ylli më i mirë i skuadrës.

Vullneti i Pogba për të kaluar në Madrid do të jetë përcaktues, teksa në marrëveshje mund të përfshihen edhe lojtarë si Gareth Bale dhe Toni Kroos. Kalimi i njërit prej tyre në Manchester do e zgjidhte situatën./telesport.