Fjalë Kyçe

Reali konfirmon se Hazardi ka thyer kyçin e këmbës

Reali konfirmon se Hazardi ka thyer kyçin e këmbës

Real Madridi ka konfirmuar se ylli Eden Hazard ka thyer kyçin e këmbës në përballjen me Levanten të shtunën.

29-vjeçari u largua nga ndeshja pas 67 minutash lojë, që ishte e dyta pas rikthimit pas tre muajsh mungesë për shkak të lëndimit të mëhershëm.

Siç shkruan Goal, lëndimi që ka marrë Hazardi në kyç të këmbës është më i shpeshti te futbollistët dhe merr kohë tre deri katër muaj për rikuperim. Kjo e vë në dyshim paraqitjen e belgut në Kampionatin Evropian 2020.