Fjalë Kyçe

Reali merr një ofertë tallëse për Gareth Bale

Reali merr një ofertë tallëse për Gareth Bale

E ardhmja e Gareth Bale vazhdon të mbetet e paqartë.

Anësori uellsian tashmë dihet se nuk do të qëndrojë te Real Madrid, me trajnerin Zinedine Zidane që ka konfirmuar një gjë të tillë.

Skuadra që interesohen për 31 vjeçarin janë të shumta, përfshirë ato nga Evropa dhe nga Kina.

Një ofertë e mirë për Bale dhe tallëse për Real Madridin ka ardhur së fundi nga Jiangsu Suning.

Kjo skuadër kineze, i ka ofruar Bale 17 milionë euro në sezon, ndërsa Real Madridit vetëm 20 milionë euro për kartonin e uellsianit.

Kjo ofertë është refuzuar nga Real Madrid, që kërkon rreth 100 milionë euro për Bale.