Real Madrid po konsideron transferimin e Paul Pogbas.
Mesfushori francez pak ditë më parë i dha ‘shkëndijat’ e para për një lëvizje në drejtim te Real Madridit.
26 vjeçari pranoi se ëndërron që një ditë të vesh fanellën e Real Madridit, sidomos kur trajner është Zinedine Zidane.
‘The Sun’ shkruan se ‘Los Blancos’ janë të gatshëm të hyjnë në bisedime me Manchester United për Paul Pogban, përcjell ‘lajmi.net’.
Real Madrid do t’i ofrojnë Manchester Unitedit deri në 145 milionë euro për Pogban.
Kampioni i botës me Francën, Manchester Unitedit i është bashkuar në vitin 2016 për 105 milionë euro.