Fjalë Kyçe

Reali shënon fitore spektakolare ndaj Sevillas, mbretërit edhe më afër titullit të kampionit

Reali shënon fitore spektakolare ndaj Sevillas, mbretërit edhe më afër titullit të kampionit

Real Madridi ka shënuar një tjetër fitore me përmbysje. Skuadra e drejtuar nga Ancelotti sonte fitoi ndaj Sevillas në ndeshjen e javës së 32-të në La Liga.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan” ka përfunduar me rezultatin 2:3.

Vendasit krijuan epërsi prej dy golave në pjesën e parë, por nuk ia dolën ta mbanin atë edhe në pjesën e dytë.

Ivan Rakitic (21’) dhe Eric Lamela (25’) shënuan për Sevillan, kurse Rodrygo (50’), Nacho Fernandez (83’) dhe Karim Benzema (90+2) shënuan golat e fitores për madrilenët, transmeton express.

Real Madridi tani ka 75 pikë në krye të tabelës, 15 më shumë se Barcelona e pozitës së dytë. Por, katalunasit kanë momentalisht dy ndeshje më pak.

Sevilla renditet e treta me 60 pikë gjithashtu.