Fjalë Kyçe

Reali shpërdoron shumë raste dhe e përfundon ndeshjen me vuajtje

Reali shpërdoron shumë raste dhe e përfundon ndeshjen me vuajtje

Real Madridi e ka mposhtur 3-1 Eibarin për t’i marrë pikët e plota në xhiron e 14 në Spanjë.

Tri pikë të vështira, nga një ndeshje që mund të ishte mbyllur që në pjesën e parë.

Real Madridi e dominoi ndeshjen kundër Eibarit për pjesën më të madhe të lojës, por rastet e shumta që i shpërdoruan në pjesën e parë, por edhe në atë të dytë, kanë mundur t’i kushtojnë shumë me vendasit që disa herë tentuan golin e barazimit dhe ishin afër për ta arritur atë.

Reali e nisi ndeshjen furishëm me dy gola të shpejtë, Karim Benzema dhe Luka Modric shënuan në minutat 6 dhe 13.

Më pas, të besuarit e Zidane kishin edhe shumë raste tjera, por nuk i konkretizuan dhe vendasit shënuan golin e shpresës në minutën e 28’ me Kiken.

Deri në fund, Reali vuajti dhe shpërdoroi edhe më tutje raste, teksa në fund, në atë të 92-të, Vasquez shënoi për 3-1 për ta bërë ndeshjen të duket se ishte e lehtë, edhe pse nuk ishte.

Sido që të jetë, Reali mori tri pikët në fund dhe ka shkuar në krye të renditjes me Atletico Madridin nga 29 pikë, por këta të fundit kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara.