Fjalë Kyçe

Reali triumfon ndaj Liverpoolit

Reali triumfon ndaj Liverpoolit

Skuadra e Zinedine Zidane ka shënuar një fitore solide ndaj asaj të trajnerit gjerman Jurgen Klopp me rezultat 3-1. Vinicius Junior dhe Marco Asensio shënuan për Real Madridin në pjesën e parë duke bërë kështu me dije që janë duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë të rezultateve në ndeshjet e fundit.

Me të filluar pjesa e dytë Mohamed Salah e ngushtoi rezultatin 2-1, por për fitoren e Real Madridit me dy gola epërsi në ndeshjen e parë u përkujdes sërish Vinicius Jr i cili shënoi në minutën e 65’ të ndeshjes.