Isco dhe Philippe Coutinho nuk janë të vetmit emra të mëdhenj të futbollit që po kalojnë një moment të vështirë.
Disa për shkak të marrëdhënieve aspak të mira te trajnerët, të tjerë për shkak të dëmtimeve, nuk kanë mundur që të shfaqin vlerat e tyre.
Mesut Ozil: I humbur nën drejtimin e Unay Emery
Me trajnerin e ri, ai ka luajtur këtë sezon vetëm 13 ndeshje duke shënuar 3 gola.
Alexis Sanchez: Një hije e vetvetes
Sulmuesi kilian ka humbur formën e dikurshme, duke mos qenë aktiv në muajit nëntor dhe nëntor, ndërkohë që me trajnerin e ri ka luajtur vetëm një ndeshje.
Diego Csta: Jashtë deri në mars
Diego Simeone ka humbur sulmuesin deri në muajin mars për shkak të një dëmtimi ndaj Gironas më 2 dhjetor.
James Rodriguez: Dështon te Bayern Munich
Kolumbiani nuk ka arritur që të tregojë vlerat e tij në Gjermani dhe mund të kthehet nga huazimi te Resl Madrid. Ai ka luajtur vetëm 8 ndeshje nën drejtimin e Niko Kovac.
Adrin Rabiot: Kontrata që e bëri rebel
Mesfushori i PSG ka refuzuar rinovimin e kontratës, duke bërë që klubi të humbë durimin me të për ta lënë jashtë ekipit. Ai është në pritje të ekipit të ri në muajin qershor
Franck Ribery: Bën gati valixhet për në verë
Mesfushori francez po luan muajt e fundi në Mynih, duke sjell edhe ndikimin negativ në formën e tij. Në 14 ndeshje që është aktivizuar këtë sezon, në 9 prej tyre ka qenë titullar.