Fjalë Kyçe

Reçica: E rëndë që Policia të protestojë apo abstenojë, Qeveria t’i plotësojë kërkesat e tyre!

Reçica: E rëndë që Policia të protestojë apo abstenojë, Qeveria t’i plotësojë kërkesat e tyre!

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica konsideron se është e rrezikshme që pjesëtarët e Policisë së Kosovës të protestojnë apo abstenojnë në punën e tyre.

Deputeti nga Ferizaj, këto brenga i paraqiti  në mbledhjen e sotme të Komisionit për Sigurisë dhe Mbrojtje, shkruan Indeksonline.

“Policia e Kosovës të jetë 12 orë e angazhuar, me gjithë ata ngarkesa, është bukur problem me qenë polici sikurse në rrethana të zakonshme. Ne e dimë që shumëçka nuk është ashtu siç duket, por policia në kuadër të ligjit duhet të jetë e vendosur ta zbatojë ligjin por edhe ta kufizojë vetën të dal nga ajo çka nuk është ligjore.

Do të kërkojmë fuqishëm që mos të vije deri në një protestë apo abstenim i policisë. Policia e shtetit është organi më i rëndësishëm që ka ky shtet. Varet siguria shtetërore, e qytetarëve…

Është e rëndë që të lejohet diçka e tillë. Por besojmë fuqishëm që Qeveria do të reagojë dhe në mbledhjen e nesërme të Sindikatës t’ia kumtoni lajmin që janë plotësuar kërkesat”, është shprehur ai