Bordi i Garancive të CONI ka vendosur që ndeshja e shtyrë mes Interit dhe Bolognas të zhvillohet.
Ndeshja ishte planifikuar fillimisht të luhej më 6 janar në “Renato Dall’Ara” në Bologna, por u anulua pasi skuadra e Sinisa Mihajlovic nuk u paraqit.
Bologna u godit nga një shpërthim ne COVID dhe Autoriteti i tyre Shëndetësor Lokal refuzoi t’i linte të udhëtonin në stadium.
Siç njoftoi Bordi i Garancive të Komitetit Olimpik Kombëtar Italian, ankesa e Interit është refuzuar dhe kështu ndeshje të duhet të luhet më 27 prill.
E njëjta gjë vlen edhe për Atalantëan, e cila bëri një apel të ngjashëm për ndeshjen e shtyrë kundër Torinos, përcjell telegrafi.
Është konfirmuar edhe rezultati i ndeshjes mes Udineses dhe Atalantës, ku skuadra e Gian Piero Gasperinit fitoi 6-2.
Më në fund, apeli i Lazios për të ulur kohëzgjatjen e ndalimit të aplikuar për dy mjekët e tyre pas shkeljes së protokollit COVID është refuzuar.