Fjalë Kyçe

Reims publikon një video të Zenelit për të ‘frikësuar’ Danimarkën dhe Bullgarinë

Reims publikon një video të Zenelit për të ‘frikësuar’ Danimarkën dhe Bullgarinë

Nuk ka aspak dyshime se Arbër Zeneli është një nga lojtarët më në formë te Kosova.

‘Djaloshi i artë’ ka arritur të ambientohet shumë mirë në Ligue 1 te Reims, pas transferimit nga Heerenveen gjatë afatit kalimtar të janarit.

Zenelit nuk i është nevojitur shumë kohë për të fituar vëmendjen e medieve në Francë, që e kanë vlerësuar si një nga transferimet më të qëlluara të janarit.

24 vjeçari në shtatë ndeshje ka shënuar dy gola, por ka regjistruar disa asistime.

Paraqitjet e Zenelit kanë magjepsur edhe skuadrën e Reims, që sjellë një video nga një moment i Zenelit nga ndeshja e fundit.

Kjo video, mund të shërbej për të frikësuar kundërshtarët e radhës së Kosovës, Danimarkën dhe Bullgarinë.