Këto ditë maksimalisht i është kushtuar vëmendje pastërtisë, sterilizimit, për masat që duhet marrë në parandalimin e virusit COVID-19, por njëkohësisht me gjithë këto masa kemi krijuar edhe shumë panik, pasiguri, frikë se mos po prekemi nga ky virusi.
Sa ndikon kjo në shëndetin tonë mental? Sa ndikon në aspektin emocional?
Lidhur me këtë temë, në emisionin “Express” të KTV-së është diskutuar me psikologun Eshref Haxhiu.
Haxhiu, i cili së fundmi ka ofruar edhe këshilla online pa pagesë për të gjithë ata që e ndjejnë se kanë nevojë në këto kushte izolimi, ka thënë se “në këtë gjendje që jemi, nuk duhet shkaktuar panikë”.
Ai, po ashtu, ka thënë që ajo se çfarë përjeton trupi dhe mendja jonë, janë stres për shkak të gjendjes së krijuar.
Në Express të KTV-së, Haxhiu po ashtu foli edhe për masat dhe teknikat se si të menaxhohet stresi i krijuar.
Për më shumë, shikoni videon.
https://www.facebook.com/emisioniexpress/videos/768835956975650/?t=0