Fjalë Kyçe

Rekord i ri: 214 raste të reja me koronovirus sonte në Kosovë, 60 të shëruar

Rekord i ri: 214 raste të reja me koronovirus sonte në Kosovë, 60 të shëruar

Të mërkurën janë regjistruar 214 raste të reja, në ditën më të rëndë deri tash sa i përket rasteve të reja. Në të njëjtën ditë janë regjistruar edhe katër vdekje, duke e çuar numrin e viktimave në 86.

Rezultati i rasteve të reja të mërkurën ka dalë nga testimi i 413 mostrave të marra nga Klinika Infektive.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 68 raste, komuna Ferizaj 55 raste, komuna Mitrovicë 35 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna Prizren 10 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Han i Elezit 2 raste, komuna Malishevë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Junik, Suharekë dhe Shtime.