Bilanci i të infektuarve me COVID-19 në Itali vijon të thyej rekorde. Sot është thyer një tjetër rekord i rasteve të reja.
Sipas autoriteteve shëndetësore të vendit, të infektuarit në 24 orë te fundit kanë qenë 11.705 raste, ndërkohë që dje ishin 10.925.
Viktimat e bilancit të fundit ditor janë 69, në rritje nga dita e djeshme ku ishin 47. Lombardia paraqitet sërish si rajoni më problematik, dhe ditët e fundit ka shënuar rritje dramatike edhe kundrejt rajoneve të tjera italiane.
Janë 2975 rastet e rajonit me kryeqendër Milanon, ndërkohë që në Kampanja u regjistruan 1376 raste, dhe në Lacio 1198.
Ndërkohë guvernatorët i kanë kërkuar qeverisë mbylljen brenda mesnatës të çdo restoranti dhe lokali, ndërkohë që aktivitetet që nuk shërbejnë në tavolinë duhet të mbyllen brenda orës 18.