Fjalë Kyçe

Rekordet që Shaqiri e Xhaka mund t’i thyejnë ndaj Serbisë

Rekordet që Shaqiri e Xhaka mund t’i thyejnë ndaj Serbisë

Xherdan Shaqiri ka dhjetë ndeshje në Kupë të Botës për Zvicrën. Shaqiri ka ndeshje sa Valon Behrami dhe Stephan Lichtsteineri, kurse pritej që të hënën të vendoste rekord për Zvicrën. Por ai nuk luajti ndaj Brazilit për shkak të një lëndimi dhe tani rekordin e kërkon të premten ndaj Serbisë.

Behrami e Lichsteineri janë pensionuar nga përfaqësuesja helvetike. Shaqiri, i cili kishte shënuar “hat-trick” kundër Hondurasit në Kupën e Botës 2014 të zhvilluar në Brazil, po ashtu e ka barazuar Behramin me paraqitje në katër botërorë.

Shaqiri dhe Granit Xhaka janë duke kërkuar që të bëhen futbollistët e parë të Zvicrës, që shënojnë në tri Kupa të Botës. Një gjë të tillë mund ta arrijnë të premten në duelin ndaj Serbisë. Në vitin 2018 në Rusi, që të dy kishin shënuar në përmbysjen e rezultatit ndaj përfaqësueses serbe, të cilën e kishin mposhtur 2:1.