Fjalë Kyçe

Rekordi negativ i Liverpoolit

Rekordi negativ i Liverpoolit

Kampioni në fuqi, Liverpooli është duke kaluar në një krizë të rezultateve. Humbja e fundit në shtëpi nga Chelsea, ishte e pesta rresht në ligë në “Anfield Road”, për herë të parë në histori të klubit.

Liverpooli kishte plotë 129 vjet që nuk e kishte përjetuar këtë seri të humbjeve. Megjithatë, në fund të ndeshjes, trajneri Jurgen Klopp pranoi momentin e vështirë që po kalon skuadra e tij dhe tha se gabimet në mbrojtje po i kushtojnë shumë.

“Bëmë dy gabime në mbrojtje dhe kundërshtari i shfrytëzoi maksimalisht të dyja por njëri prej golave u anulua për pozicion jashtë loje. Duhej të ishim rreshtuar më mirë në rastin e golit të Mountit, por duhet t’i njohim meritën edhe këtij të fundit. Ndeshja ishte e luftuar dhe me intensitet, ndërsa ne bëmë gjithçka mirë deri te pasimi i fundit, që ose mungonte, ose ishte i gabuar”, deklaroi trajneri gjerman.

Liverpooli pas 27 ndeshjeve të zhvilluara është në pozitën e shtatë me 43 pikë të tubuara.