Fjalë Kyçe

Remzi Ejupi takon presidentin e UEFA-s, tregon çka diskutuan për situatën e krijuar në futbollin kosovar

Remzi Ejupi takon presidentin e UEFA-s, tregon çka diskutuan për situatën e krijuar në futbollin kosovar

Presidenti aktual i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, ka marrë pjesë sot në Asamblenë e 27-të të Asosacionit Evropian të Klubeve.

Asambleja në fjalë u organizua sot në Vjenë të Austrisë.

Ejupi atje u takua edhe me presidentin e UEFA-s, Aleksander Ceferin, të cilin tha se e njoftoi në detaje rreth përpjekjeve që po bëjmë si shtet i ri për forcimin e futbollit të Kosovës dhe klubeve tona. Po ashtu, edhe për situatën e krijuar në FFK lidhur me procesin zgjedhor.

Kurse, me presidentin e Fenerbahçes, Ali Koç, tha se negociuan për bashkëpunim ndërmjet klubeve.

Postimi i plotë nga Ejupi:

“Sot pata nderin që ta përfaqësoj FC Prishtinën në Asamblenë e 27-të të Asociacionit Evropian të Klubeve (Europian Club Associaction) që u organizua në Vjenë të Austrisë.

Në Asamble u diskutua në veçanti stabiliteti financiar i klubeve dhe shumë çështje të tjera.

Pata nderin dhe kënaqësinë që të takohem me presidentin UEFA-s, Aleksander Ceferin, të cilin e njoftova në detaje rreth përpjekjeve që po bëjmë si shtet i ri për forcimin e futbollit të Kosovës dhe klubeve tona.

Ishte interesante biseda rreth situatës së fundit alarmante në Federatën e Futbollit të Kosovës ku Ceferin tha se të gjithë po thirren në emrin e tij dhe të institucionit që e drejton.

Ndjehem më fat që njoha nga afër edhe dy njerëz shumë të suksesshëm, presidentin e Paris Saint Germain, Nasser Al-Khelaifi, i cili e drejtoi Asamblenë e Përgjithshme ku morën pjesën 247 klube evropiane si dhe legjendën e portës së Gjermanisë, Oliver Kahn, i cili është anëtar i Bordit Ekzekutiv të Asociacionit Evropian të klubeve.

Ndërkohë, me presidentin e Fenerbahçe, Ali Koç, negociuam për bashkëpunim ndërmjet klubeve tona. Tashmë te ky klub Kosova ka lënë emër të mirë pasi që me shumë sukses është paraqitur sulmuesi ynë, Vedat Muriqi”./express