FIFA e ka zbuluar sot renditjen më të re të Kombëtareve.
Me këtë rast, Kombëtarja shqiptare nuk ka pësuar ndryshim në klasifikimin më të ri.
Kuqezinjtë gjenden në vendin e 66-të në tabelë, prapa Maqedonisë së Veriut, me të cilën kanë pikë të njëjta, 1351.
Ndërkaq, prapa ekipit të Edy Rejas gjendet El Salvadori.
Shqipëria e mundi Bjellorusinë në udhëtim me rezultat 2:0, ndërsa më pas u mposht nga Lituania në shtëpi, 0:1, në ndeshjet e shtatorit në Ligën e Kombeve.
Kuqezinjtë gjenden në pozitën e dytë në Grupin 4, Liga C me 3 pikë të grumbulluara.