FIFA ka publikuar renditjen e re të Kombëtareve në tërë botën.
Kombëtarja e Kosovës edhe pse nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje që nga nëntori, ka pasur ngritje në dy pozita.
Nga pozita e 111-të, “Dardanët” janë ngritur në pozitën e 109-të.
Ndërkohë, ngritje ka pasur edhe Kombëtarja e Shqipërisë, ku renditët në pozitën e 65-të, derisa para disa muajve ka qenë në pozitën e 66-të.
Belgjika vazhdon të jetë Kombëtarja numër një në botë, ndjekur nga Brazili dhe Franca, që renditën në pozitat dy, respektivisht tre.lajmi.net