Lionel Messi i prinë garës për Këpucën e Artë të Evropës.
Sulmuesi argjentinas i Barcelonës, ka vënë kandidaturën për Topin e Artë me formën që po kalon këtë sezon, pas asaj renditje në vendin e pestë vitin e kaluar, me Luka Modric që mori votat e shumicës dërrmuese të trajnerëve dhe kapitenëve të ekipeve kombëtare.
Messi me 19 gola (38pikë) prinë në renditje, duke lënë pas Kylian Mbappen e PSG-së, që ka shënuar 18 gola.
I treti në renditje është sulmuesi veteran i Sampdoria, Fabio Qualiarella, që ka shënuar 16 gola.
16 gola ka shënuar edhe Mohamed Salah, që po ashtu ka shënuar 16 gola, shkruan lajmi.net.
Renditja në garën për Këpucën e Artë duket si në pjesën e mëposhtme:
Lionel Messi | Barcelona 19 gola (38)
Kylian Mbappe | PSG | 18 gola (36)
Mohamed Salah | Liverpool | 16 gola
Edinson Cavani | PSG | 16 gola (32)
Nicolas Pepe | Lille | 16 gola (32)
Pierre-Emerick Aubameyang | Arsenal | 15 gola (30)
Luis Suarez | Barcelona 15 gola (30)
Cristiano Ronaldo | Juventus | 15 gola (30)
Duvan Zapata | Atalanta | 15 gola (30)