Fjalë Kyçe

Renditja në Superligën e Kosovës, Ballkani mbetet lider (FOTO)

Renditja në Superligën e Kosovës, Ballkani mbetet lider (FOTO)

Sot kanë përfunduar edhe tri ndeshjet e fundit të xhiros së gjashtë në Superligën e Kosovës.

Ballkani edhe pse nuk fitoi, mbetet lider në pozitën e parë me 12 pikë, pas gjashtë ndeshjeve.

Në vendin e dytë, gjendet Malisheva me 11 pikë, të cilët kanë pikët e njëjta me Dritën që është në pozitën e tretë dhe Drenica në të katërt e cila po ashtu ka 11 pikë.

Top pesëshen e mbyll Gjilani, të cilët e fituan derbin e qytetit kundër Dritës.

Në pozitën e gjashtë gjendet Prishtina me tetë pikë, teksa Feronikeli në pozitën e shtatë, me gjashtë pikë.

Ulpiana është në pozitën e tetë, me pesë pikë.

Dy pozitat e fundit janë, Dukagjini me tre pikë dhe Llapi në pozitën e fundit, me numrin e njëjtë të pikëve.