Fjalë Kyçe

Rëndohet situata me pandemi, kjo është komuna që mbylli parqet dhe bizneset nga ora 18

Rëndohet situata me pandemi, kjo është komuna që mbylli parqet dhe bizneset nga ora 18

Komuna e Lipjanit ka marrë vendim për të mbyllur bizneset, sheshet dhe parqet prej orës 18:00. Shiu nuk është pengesa e vetme për të dal në qytet. Edhe në një ditë me diell, nga ora 18, qytetarët e Lipjanit, nuk kanë drejtë të dalin për të pirë një kafe në lokalet e shumta në këtë qytet.

E krejt kjo për shkak të një vendimi anti-covid që ka marrë komuna. Pronarët e bizneseve i kanë thënë T7-tës, prapa kamerës se vendimi për t’u mbyllur bizneset, sheshet dhe parqet, është i dëmshëm për ta.

Madje këta edhe kanë kërkuar të kenë një takim me kryetarin Imri Ahmetin. Por për qytetarët jo gjithmonë vendimet e të parit të komunës janë të pëlqyeshme.

Madje ka të atillë që thonë se virusit korona nuk mund t’i ikim. E dikush tjetër mendon se vendimi për të mos frekuentuar sheshin e parqet e tjera për shkak të pandemisë, është në të mirë të tyre.

Ndërkohë, na komuna tregojnë se pse kanë ardhur deri në këtë vendim i pari i këtij lloji. Megjithatë në komunë, pranojë që kanë edhe ankesa nga qytetarët. Të mbyllura nga dje qëndrojnë edhe parqet, shtigjet e ecjes e këndet e lojërave për fëmijë.