Vitin e kaluar Komuna e Prishtinës, kishte shpallur tenderin për renovimin e hapësirës te Kroi i Bardhë në lagjen Dardania. E ndonëse punimet kanë filluar para gjatë muajsh, përfundimi i tyre mbetet ende largët.
Të paktën kështu thonë banorët kësaj lagjeje. Për këto vonesa, ata fajësojnë komunën, por edhe kompaninë e cila ka fituar tenderin për rregullimin e kësaj hapësire.
Edhe pse hapësira e paraparë për renovim është relativisht e vogël, tenderi ka kushtuar hiq ma pak se 473 mijë euro. Kurse punimet po i kryen kompania “Rexha”.
Banoret e kësaj lagje, të cilët kanë preferuar te mbeten anonim, thonë se këto vonesa, përveç që u ka shkaktuar telash për parkingun e automjeteve, i kanë dëmtuar edhe në ushtrimin e aktiviteteve biznesore.
Gazeta Alo u ka dërguar pyetje Komunës së Prishtinës rreth këtyre ankesave të banorëve, por nuk ka marr përgjigje. /Gazeta Alo