Fjalë Kyçe

Reparti i Pediatrisë në Mitrovicë lëshohet për trajtimin e pacientëve me COVID-19

Reparti i Pediatrisë në Mitrovicë lëshohet për trajtimin e pacientëve me COVID-19

Rritja e numrit të rasteve me COVID-19 ka bërë të ministria e Shëndetësisë të mobilizojë edhe objekte përcjellëse për trajtimin e pacientëve.

Kështu do të ndodhë edhe me repartin e Pediatrisë në Spitalin e Mitrovicës, shkruan lajmi.net.

I njëjti do të shfrytëzohet për trajtim të rasteve të dyshuara dhe konfirmuara me COVID-19.

Njoftimi i plotë:

Në marrëveshje me donatorin, Shoqatën “Nënë Tereza” nga Gjermani, objekti i ri i Repartit të Pediatrisë në Spitalin e Mitrovicës do të shfrytëzohet për trajtim të rasteve të dyshuara dhe konfirmuara me​ Covid-19 nga Mitrovica.

Kontrollin, kujdesin dhe mbikëqyrjen e pacientëve do ta bëjë stafi mjekësor i Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës.