Fjalë Kyçe

Reshitaj thotë se Qeveria e kaluar gaboi me heqjen e masave në fund të mandatit

Reshitaj thotë se Qeveria e kaluar gaboi me heqjen e masave në fund të mandatit

Deputetja e AAK-së që është edhe kryetare e Komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës, Albena Reshitaj thotë se kjo parti ka qenë konstruktive në kohë të pandemisë.

Reshitaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se është shqetësuese që ditëve të fundit rreth 50% e të testuarve po dalin pozitiv me COVID-19.

“Pas lirimit të masave në fund të qeverisë së kaluar, qytetarët filluan të mos i respektojnë rekomandimet e OBSH-së”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Deputetja e AAK-së thotë se qeveria e re ka filluar gradualisht t’i shtojë masat sipas nevojës ndërsa qeveria paraprake i largoi masat.

Reshitaj thotë se grupi parlamentar i AAK-së ka një numër të madh të mjekëve dhe sipas saj ata kanë qenë shumë të vëmendshëm qysh në fillim të shfaqjes së pandemisë.

“Ne kemi qenë shumë konstruktivë dhe nuk kemi dashur të politizojmë situatën epidemiologjike në vend”.

Deputetja e AAK-së i është përgjigjur edhe zyrtarit të LVV-së, Besnik Bislimi se askush nga VV nuk u prek nga coronavirusi pavarësisht se ishin në protestë.

“Nuk është e vërtetë ajo që thotë zoti Bislimi. Në Vushtrri komplet familja e anëtarit të Vetëvendosjes janë infektuar me coronavirus”, tha ndër të tjerë Albena Reshitaj.