Fjalë Kyçe

Reshje shiu dhe bore nesër në Kosovë

Reshje shiu dhe bore nesër në Kosovë

Sipas IHK-së, reshjet në rrafshin e Dukagjinit parashihen të jenë të intensitetit mesatar deri të lartë, ndërsa në rrafshin e Kosovës parashihen reshje të intensitetit të ndryshueshëm.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius.

Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak prezencës aktive të elementeve dhe dukurive meteorologjike. Java e ardhshme fillon me reshje dhe ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-8m/s.