Fjalë Kyçe

Reshjet “bëjnë shtrat” në Onkologji, aparatura e Radioterapisë jashtë funksionit (VIDEO)

Reshjet “bëjnë shtrat” në Onkologji, aparatura e Radioterapisë jashtë funksionit (VIDEO)

Reshjet e mëdha të së enjtes kanë depërtuar në bodrumin e Klinikës së Onkologjisë, ku ndodhet aparatura e Radioterapisë, duke shkyçur nga puna aparaturën e radioterapisë, me qëllim të parandalimit të pasojave të pa paparashikueshme.

“Aparatura e Radioterapisë për momentin është jashtë funksionit, kurse shërbimet e tjera në Klinikën e Onkologjisë po ofrohen normalisht”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së, transmeton Klankosova.tv.

Të gjithë pacientë e planifikuar për radioterapi janë njoftuar përmes telefonit në lidhje me situatën e krijuar.

Klan Kosova ka marrë pamje nga vendi i ngjarjes të cilat mund të shihen më poshtë.