Fjalë Kyçe

Reshjet e borës vështirësojnë qarkullimin në magjistralen Podujevë-Prishtinë (VIDEO)

Reshjet e borës vështirësojnë qarkullimin në magjistralen Podujevë-Prishtinë (VIDEO)

Sot reshjet e borës kanë nisur thuajse në gjithë Kosovën.

Por reshje më të shumta të borës duket se ka në komunën e Podujevës.

Kanë mjaftuar pak orë dhe magjistralja Podujevë-Prishtinë tashmë është në një gjendje aspak të mirë.

Pjesëmarrësit në komunikacion kanë theksuar se tashmë kalimin në këtë anë është bërë mjaft i vështirë dhe se bora edhe këtë herë komunën e zuri të papërgatitur.

Pamje të dërguara në Indeksonline tregojnë qartë se reshjet e shumtë të  borës kanë vështirësuar kalueshmërinë, teksa duhet shtuar se që nga data 15 nëntor shoferët duhet pasur me vete pajisjet dimërore.