Fjalë Kyçe

Reshjet e shiut përfshijnë Kosovën, breshër i madh në Pejë e Deçan

Reshjet e shiut përfshijnë Kosovën, breshër i madh në Pejë e Deçan

Sot në Kosovë po mban mot jashtëzakonisht i paqëndrueshëm. Rrebeshe lokalisht shumë të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër kanë përfshirë shumë rajone të Kosovës.

Reshje breshri ka pasur sidomos në rajonin e Pejës, ku janë dëmtuar edhe shumë kultura bujqësore, shkruan Reporteri.Breshër ka pasur edhe në Deçan e në disa komuna të tjera.Reshjet pritet të intensifikohen gjatë ditës, derisa është paralajmëruar edhe për vërshime të mundshme.