Fjalë Kyçe

Restoranti në Malishevë që nuk po respekton vendimin e qeverisë për mbyllje

Restoranti në Malishevë që nuk po respekton vendimin e qeverisë për mbyllje

Ndonëse me vendim të Qeverisë së Kosovës, lokalet e gastronomisë nuk lejohet që të shërbejnë, përveç shërbimet “merr me vete”, jo të gjitha restorantet e lokalet po i përfillin këto masa, shkruan Gazeta Online “Reporteri”.

Të paktën jo restoranti “Maestro” në Malishevë, e cila gjendet shumë afër objektit të komunës.

Një lexues i Reporteri.net ka dërguar një fotografi ku shihen tavolinat e mbushura me klientë. I njëjti thotë se restoranti ka punuar gjatë gjithë kohës, pa respektuar fare vendimin e Qeverisë për mbyllje.