Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj thotë se kanë diskutuar me dy deputetët minoritarë me të cilët kanë koalicion qeverisës.
Dy deputetë të pakicave jo-serbe, Adem Hoxha nga komuniteti goran dhe Fadil Gashi nga komuniteti rom nuk po marrin pjesë në seancën e Kuvendit të thirrur për zgjedhjen e presidentit.
“Sigurisht që po punohet dhe ka pasur kontakte. Mbetet të shihet në seancën që po e presim se a do të jenë prezentë apo jo”, tha Rexhaj për T7.
“Pritet të shihet, është në vullnetin e tyre”, shtoi ai. “Sigurisht dhe unë tash i ftoj që të vijnë dhe të votojnë”, përfundoi Rexhaj.