Lojtarët dhe stafi i trajnerëve të Real Madridit janë ribashkuar sot në qendrën stërvitore Valdebebas, pas daljes nga karantina e pandemisë koronavirus, por në rrethana më të pazakonta.
Lojtarët mbërritën në qendrën stërvitore një nga një për t’iu nënshtruar testeve mjekësore dhe trajneri Zinedine Zidane ishte aty për t’i përshëndetur ata, transmeton Gazeta Express.
Trajneri francez i përshëndeti lojtarët e vet nga distanca, duke iu përmbajtur udhëzimeve për mbrojtje nga koronavirusi.
Të gjithë lojtarët u panë të pajisur me maska dhe dorëza, sipas udhëzimeve të qeverisë spanjolle.
Klubet e La Ligës kanë filluar të kthehen në stërvitje, me shpresë se do të mundë ta rifillojnë sezonin 2019/20 së shpejti.
Hoy damos el primer paso para el regreso a la actividad.#RMCity | #HalaMadrid pic.twitter.com/VMW3rP3nFd
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) May 6, 2020