Fjalë Kyçe

Ribery çon Bayernin pranë Dortmundit, Rashica e nis nga stoli në barazimin e Werderit

Ribery çon Bayernin pranë Dortmundit, Rashica e nis nga stoli në barazimin e Werderit

Ka mjaftuar një gol i sulmuesit anësor francez Franck Ribery, që Bayerni i Mynihut të dalë me pikë të plota nga përballja me Leipzigun, në sfidën e vlefshme për javën e 16 të Bundesligës gjermane.

Veterani francez i Bayernit gjeti golin në minutën e 83-të të sfidës, pasi tregoi gjithë mjeshtërinë e tij, për të dërguar topin në rrjetë, pas një rrëmuje të krijuar në zonën e skuadrës së Leipzigut dhe i dha 3 pikët skuadrës së Niko Kovaçit.

Vlen të theksohet se të dy skuadrat e mbyllën sfidën me nga 10 futbollistë, pasi për miqtë u ndëshkua Ilsanker dhe për bavarezët Renato Sanchez, por që të dy lanë fushën e lojës pas minutës së 90’.

Werder Bremeni nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 përballë Hoffenhaimit në shtëpi, ndërsa sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica e nisi ndeshjen nga stoli, për t’u hedhur në fushë në minutën e 66-të.

Barazim 1-1 u regjistrua edhe në sfidën mes Freiburgut dhe Hannoverit, ndërsa nga një pikë ndanë edhe Mainz me Eintrach Frankfurt, të cilat dhuruan plot 4 gola në barazimin 2-2, transmeton SS.

Pas javës së 16, vlen të përmendet humbja e parë e Borussias së Dortmundit ditën e djeshme, rezultat që i dha mundësinë Bayernit dhe Borussias së Munchengladbach-ut, që të rikuperojnë distancën nga verdhezinjtë, me vetëm 6 pikë.