Futbollisti francez Franck Ribery në fund të sezonit të kaluar u largua nga Bayern Munich, pas qëndrimit 12 vjeçar.
36 vjeçari ka vendosur të vazhdojë karrierën në Serie A, duke iu bashkuar skuadrës së Fiorentinës.
Kalimi në Serie A te Fiorentina po del të jetë një veprim shumë i qëlluar për Ribery, i cili tashmë ka fituar zemrat e skuadrës italiane.
Ribery ka arritur të shënoi dy gola në gjashtë ndeshje, duke regjistruar edhe një asistim.
Ish ylli i Bayern Munich në Serie A po tregon se vitet janë veç numra.
Ai ka arritur të fitojë çmimin lojtari i muajit në Serie A, çmim që ka filluar të jepet që nga ky sezon.