Pasi qëndroi disa muaj i mbyllur shkaku i mungesës së shefit të misionit diplomatik, objekti i ambasadës së Kosovës në Kanberra të Australisë është rihapur sërish.
Ambasadorja Jetmira Bërdynaj, dje ka dorëzuar kredencialet e saj te Guvernatori i Përgjithshëm i Komonuelthit të Australisë David Hurley, njofton ambasada e Kosovës në Australi.
“Ambasadorja e Kosovës më 1 prill 2022, ka dorëzuar letrat kredenciale te Guvernatori i Përgjithshëm i Komonuelthit të Australisë David Hurley”, thuhet në njoftimin e ambasadës në Twitter.